Filozofi i njohur shqiptar, Përparim Kabo ka bërë një deklaratë të guximshme në studion e “Procesi Sportiv” në Top Channel, duke thënë se ka shumë mundësi që Lionel Messi të ketë origjinë shqiptare.
Në një bisedë ai deklaroi se Messi është një mbiemër shqiptar, dhe citoi një nga alabanologët më të shquar në botë, i cili e ka pranuar këtë fakt.
“Milan Shuflaj që është një ndër albanologët më të njohur në botë; ai ka thënë që mbiemri Messi është mbiemër shqiptar. Mesi vetë e ka pranuar që është me origjinë nga kalabrezët e Italisë. Prandaj nuk është çudi”, tha ai duke i çuditur mjaft të ftuarit.
Përparim Kabo është doktor i “shkencave filozofike”. Ai është adhurues i futbollit dhe shpeshherë është i pranishëm nëpër studiot e emisioneve sportive në Shqipëri./tch/
Juventusi publikon fanellën e katërt për sezonin aktual
PDK kërkoi rritjen e fondeve në mbështetje të ish-krerëve të...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...