Jesse Lingard është përfshirë në një grindje me fjalë me tifozët e Arsenalit, pasi një monedhë ishte hedhur në drejtim të mesfushorit të Manchester Unitedit në ndeshjen e të premtes mbrëma mes dy skuadrave.
Djajtë e Kuq fituan me rezultat 3-1 në Emirates kundër Topçinjve, për të siguruar kualifikimin në raundin e pestë të Kupës FA.
Alexis Sanchez e zhbllokoi rezultatin kundër ish-skuadrës së tij, para se Lingard ta dyfishonte rezultatin.
Pierre Emerick-Aubameyang u dha shpresë vendasve në fund të pjesës së parë, mirëpo Anthony Martial e vulosi fitoren e Djajve të Kuq duke realizuar në gjysmën e dytë.
Kur po afrohej fundi i ndeshjes, Marcus Rashford dhe Sead Kolasinac patën një fërkim me njëri-tjetrin, ndërsa Lingard ishte njëri nga futbollistët që ndërhyri për ta qetësuar situatën.
Mirëpo, në një moment, mesfushori u kthye kah tifozët dhe filloi një zënkë verbale me ta. Më pas u kuptua se tifozët e kishin gjuajtur 26-vjeçarin me një monedhë.
Xhirimet më pas treguan se Ashley Young e kishte marrë monedhën dhe ia kishte dorëzuar gjyqtarit anësor.
Menjëherë pas incidentit, trajneri Ole Gunnar Solskjaer e zëvendësoi Lingard, ndërsa vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e tetë rresht nën drejtimin e strategut norvegjez, i cili e zëvendësoi Jose Mourinhon.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur