Jesse Lingaard është transferuar tek skuadra londineze, West Ham United në formë huazimi.
West Ham kishte ofruar 1.5 milionë funte per huazimin e anglezit, gjithashtu “The Hammers” kishin marrë përsipër pagën e Lingardit, transmeton lajmi.net.
Tani, Lingard do të bashkohet deri në fund të sezonit me londinezët, ku do të ribashkohet me menaxherin David Moyes, i cili ishte menaxher edhe tek Manchester United.
28-vjeçari bashkohet me “The Hammers” nga Manchester United, ku bëri 210 paraqitje, shënoi 33 gola dhe regjistroi 20 asistime dhe fitoi FA Cup, Carabao Cup dhe Europa League.
Lingard u shpreh i ngazëllyer me transferimin e tij në Londër, dhe u shpreh se ky është një kapitull i ri për të.
“Jam i ngazëllyer, eshtë një kapitull tjetër në jetën time. Asgjë nuk është e garantuar, por unë kam ardhur këtu për të punuar shumë dhe për të ndihmuar ekipin dhe për të sjellë përvojën time në skuadër”, tha ai.
“Ky është qëllimi im kryesor. Unë thjesht dua të shijoj futbollin tim dhe të kthehem për luajtur përsëri dhe të kthehem në fushë”, përfundoi Jesse Lingard.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...