Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e natës së sotëm të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.
Në sfidën kryesore Lille e Edon Zhegrovës e ka mposhtur gjigantin spanjoll, Real Madridin, me rezultat 1-0.
Skuadra franceze arkëtojë tri pikë të mëdha në duel me kampionët në fuqi të Evropës.
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, bëri një superparaqitje në këtë duel, madje, kosovari ishte më meritori për penalltinë të cilën e ekzekutoi me sukses David (45+3’), rezultat më të cilën edhe u mbyll kjo sfidë interesante, edhe pse të dy skuadrat patën edhe disa raste të mira, sidomos skuadra madrilene në finish të ndeshje.
Lille arkëton trepikëshin e parë aq sa ka edhe Reali, këta të fundit pësojnë humbjen e parë këtë edicion të garave në Ligën e Kampionëve.
Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Aston Villa e cila para tifozëve të tyre mundi Bayern Munich, me rezultat 1-0 falë golit të Duran (79’).
Ndërkaq, Dinamo e Zagrebit dhe Monaco kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, në ‘Maksimir’.
Ndërkohë, edhe Liverpool nuk gabon në duel me Bologna-n duke fituar me rezultat 2-0 në ‘Anfield’. Mac Allister (11’) dhe Salah (75’), realizuan nga një gol për fitoren e skuadrës angleze.
Pikët maksimale i ka arkëtuar edhe Juventusi që në udhëtim mundi Leipzing, me rezultat 2-3, derisa Benfica e ka shkundur Atletico Madridin, me rezultat 4-0.
Të gjitha rezultatet:/rtk

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër