Të martën zhvillohet java e gjashtë në Liga Unike Femrat, ku priten përballje interesante.
Bashkimi, që është lider me pesë fitore në pesë ndeshje, njëkohësisht i vetmi pa asnjë humbje, do të sfidohet në Vlorë nga Flamurtari, që edicionin e kaluar ishte nënkampion i Liga Unike Femrat, përcjell Arbresh.info.
Skuadra vlonjate ka dy fitore e tri humbje.
Në kryeqytet do të përballen ish-kampionia, Prishtina dhe kampioni aktual, Partizani.
Prishtinaset kanë katër fitore e një humbje, derisa tiranaset një fitore e katër humbje.
Ndërkohë, në Gjakovë do të ndeshen Penza nga Peja dhe Tirana. Skuadra pejane ka një fitore e katër humbje, kurse ajo tiranase dy fitore e tri humbje.
Liga Unike Femrat ka dhjetë xhiro dhe më pas katër skuadrat më të mira do të përballen në “Play-off”./Arbresh.info/
ORARI I PLOTË
Liga Unike Femrat-Java 6
E martë
17:00 Prishtina-Partizani
17:00 Flamurtari-Bashkimi
19:00 Penza-Tirana
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën