Robert Lewandowski edhe një herë ka përfunduar sezonin në Bundesliga duke udhëhequr në tabelën e golashënuesve.
Edhe pse nuk realizoi në disfatën me rezultat të thellë 4 me 1 nga Stuttgarti në takimin e sotëm (e shtunë) të zhvilluar si nikoqir, Lewandowski arriti të krijoj një asistim, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, sulmuesi polak përfundoi sezonin në kampionatin gjerman me 29 gola, më shumë se mjaftueshëm për të përfunduar si golashënuesi më i mirë i Bundesligas për të tretin sezon në karrierën e tij.
“Është nder i madh për të qenë golashënuesi më i mirë sërish”, ka shkruar Lewandowski në Twitter. “Faleminderit shumë bashkëlojtarëve të mi, pa ata do të ishte e pamundur”
Lewandowski është bërë lojtari i parë jo gjerman që udhëheq tabelën e golashënuesve në Bundesliga në tri raste të ndryshme./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit