Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, nuk do të largohet nga Bayern Munich.
Presidenti i klubit bavarez, Karl – Heinz Rummenigge, ka deklaruar se sulmuesi polak nuk do të shitet dhe se do të vazhdojë si lojtarë i Bayernit.
Rummenigge ka thënë se asnjë ofertë nuk do ta shtyjë Bayernin të heqë dorë nga Lewandowski, ndërsa ka kujtuar presionin dhe ofertën e çmendur që kishin nga Chelsea për Franck Ribery në vitin 2008, por që e kishin refuzuar.
“Tema Lewandowski? Robert do luajë 100% për ne sezonin e ardhshëm, nëse do më ofrohej një bast i tillë do e pranoja me kënaqësi”, u shpreh ai.
“Është një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit tonë, është mbase sulmuesi më i mirë në Botë”.
“E kujtoj me kënaqësi vitin 2008 kur patëm një ofertë të çmendur nga Chelsea për Ribery. Në atë moment të gjithë e kuptuan se Bayernit nuk mund ti blihet asnjë lojtar kundër dëshirës së tij. Ky është qëndrimi ynë dhe për Robert Lewandowskin”, theksoi mes tjerash Karl-Heinz Rummenigge.
29 vjeçari i deri më tani 184 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 142 gola. /arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...