Lewandowski nënshkruan me një super klub, rroga mbi 15 milionë euro (FOTO)

12:06 | 21 Shtator 2016
Arbresh.info

Robert Lewandowski ka filluar negociatat me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.

Robert Lewandowski ka filluar bisedimet me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021.

“Sport Bild” ka bërë të ditur se sulmuesi polak është duke negociuar kontratën e re me kampionin e Bundesligës.

Dhe, me marrëveshjen e re dyvjeçare, Lewandowski do ta tejkalojë edhe Thomas Mullerin duke u bërë futbollisti më i paguar në klub, përcjell “Lajmi.net”.

Muller aktualisht udhëheq me pagë prej 15 milionë euro në stinor.

Lewandowski ishte objektiv i Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, Bayern Munich refuzoi shitjen e tij me insistimin se sulmuesi është një prej futbollistëve kryesorë në “Allianz Arena”.

Shpërndaje në rrjete sociale