Robert Lewandowski u rikthye me një hat-trick ndaj Celta Vigo, pas dëmtimit që e la jashtë për në muaj. Sulmuesi polak është në dilemë të madhe për të ardhmen.
“SPORT” raporton se Lewandowski ka në tavolinë tre pista. Së pari vetë sulmuesi dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër te Barcelona, madje për këtë gjë është i gatshëm të pranojë edhe uljen e rrogës.
Pista e dytë është transferimi diku tjetër brenda Europës, pasi sulmuesi nuk preferon të shkojë në Arabinë Saudite apo në Amerikë, ku interesi për të është shumë i madh. Në ligat elitare, deri tani është përfolur për një interesim të madh nga Milan.
Mundësia e tretë është tërheqja përfundimtare nga futbolli, në rast se nuk gjen asnjë pistë që i përshtatet jetës dhe karrierës së tij.
Menjëherë pas këtij lajmi të publikuar nga “SPORT”, ka reaguar dhe agjenti i polakut, Pini Zahavi, duke e hedhur poshtë mundësinë e tërheqjes në fund të sezonit.
“Ai është një sulmues i nivelit të lartë, por ende nuk ka asnjë përditësim në lidhje me rinovimin e kontratës së tij ose të ardhmen me Barcelonën”, ka thënë Zahavi në një reagim të shkurtër.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...