Pas fitores 3 me 1 javën e kaluar ndaj Bayer Leverkusenit, Bayern Munichu ka udhëtuar në Weser për ndeshjen e tyre të parë si mysafirë këtë sezon.
Bayern Munichu ka regjistruar fitore me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e xhiros së dytë në Bundesliga të zhvilluar në Weserstadon kundër Werder Bremenit, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Robert Lewandowski ishte autori i dy golave të këtij takimi. Reprezentuesi polak zhbllokoi rezultatin në minutën e 72′ duke dërguar “Bavarezët” në epërsi për 0 me 1 pas asistimit nga Kingsley Coman.
Goli i dytë nga 29-vjeçari erdhi vetëm tre minuta më vonë (75′).
Bayern Munichu tani ka fituar 13-të ndeshjet e fundit kundër Werder Bremenit në të gjitha kompeticionet.
Skuadra e Carlo Ancelottit qëndron në pozitën e parë në tabelën e Bundesligas me gjashtë pikë./arbresh.info/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë