Robert Lewandowski ka zbuluar se përveç Real Madridit, që ka tentuar disa herë ta transferojë, edhe lojtarët janë munduar që bindin që ta veshë fanellën e bardhë.
31-vjecari në një intervistë për Sport, ku ka folur për shumë gjëra, u pyet edhe për interesimin e vazhdueshëm të Real Madridit ndër vite.
I pyetur nëse është e vërtetë se para tre vitesh pas ndeshjes së Madridit me Bayernit, Cristiano dhe Ramosi i thanë që të luajë me ta, Lewandowski e konfirmoi: “Po. Pas një ndeshje, më thanë ‘duhet të luash me ne’”.
“Kam mundur të shkoj në Spanjë apo në çdo vend tjetër, në një tjetër klub të madh, por për mua ajo nuk është më e rëndësishme. Këtu ku gjendem kam arritur maksimumin dhe vazhdoj ta shijoj gjë që është mirë”.
Lewa po shijon sezonin më të mirë në karrierë, i cili tani për tani është ndërprerë nga koronavirusi.
Ai ka shënuar 39 gola në 33 paraqitje.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës