Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit

Screenshot

23:29 | 26 Janar 2026
D.H

Kjo është java e fundit e afatit kalimtar të merkatos dimërore dhe klubet e mëdha kanë mundësinë e fundit për të përforcuar skuadrat për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas “CaughtOffside”, kjo javë mund të jetë vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, me londinezët që synojnë transferimin e Curtis Jones.

Mesfushori anglez, i cili aktualisht ka një rol dytësor në formacionin e trajnerit Arne Slot, mund të jetë protagonist i një lëvizjeje surprizë gjatë këtyre ditëve, me Tottenhamin që po shton presionin për ta transferuar.

Pas largimit të Conor Gallagher drejt Atletico Madridit për 40 milionë euro, Tottenham është gati të realizojë një tjetër përforcim të rëndësishëm në mesfushë, ku objektivi kryesor mbetet Curtis Jones.

Sipas raportimeve, Tottenham ka paraqitur një ofertë prej 35 milionë eurosh për mesfushorin anglez 24-vjeçar. Ndërkohë, drejtuesit e Liverpoolit po e shqyrtojnë me kujdes këtë ofertë dhe deri tani nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale