Manchester United ka bërë një lëvizje befasuese para mbylljes së merkatos së transferimeve.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë të qetë deri tani në këtë mekato, por ata thuhet se kanë shtruar një ofertë befasuese për talentin e ri të Monacos, Hannibal Mejbri, transmeton portali arbresh.info.
16-vjeçari ka shtruar një kërkesë për transferim dhe dëshiron që kjo lëvizje të finalizohet.
Bazuar në një raport nga RMC Sport, klubi është në bisedime me Monacon dhe ka shtruar një ofertë. Mbetet ende e paqartë nëse do të ketë kohë të mjaftueshme për të përfunduar marrëveshjen.
Mesfushori shihet si një lojtar shumë i talentuar, megjithëse ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje te skuadra e parë e Monacos./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë