Marcos Alonso do të jetë një lojtar i Barcelonës javën e ardhshme. AS shkruan se këtë të martë trajneri Xavi Hernandez ka folur me anësorin e Chelsea-t për t’i shpjeguar detajet e mbërritjes së tij në klubin “Blaugrana”.
Synimi është që të zgjidhen problemet e fundit me klubin anglez këtë fundjavë. Barça shpreson të marrë lojtarin për 8 milionë euro dhe në fillim të javës së ardhshme të zbarkojë në Barcelonë, të firmosë kontratën (2+1) dhe të prezantohet.
Xavi dëshiron ta ketë sa më shpejt Marco Alonson nën urdhrat e tij, mundësisht që për ndeshjen e javës së dytë të La Ligas, kundër Real Sociedadit në “Anoeta”, më 21 gusht.
Prania e Marcos Alonso shton konkurrencën në krahun e majtë, aty ky Jordi Alba nuk ka rivalë prej kohësh.
Zbarkimi i Marcos Alonso mund të mos jetë i fundit këtë verë te Barcelona. Nëse arrihet marrëveshja për shitjen e Frenkie de Jong, Xavit mund t’i bëhet “dhuratë” Bernardo Silva, aktualisht pjesë e Manchester City-t.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...