Leverkuseni nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon, mirëpo dalë nga dalë po fillon dhe të rikthehet në atë skuadrën e vitit të kaluar ku “shkatërronte”, çfarë i dilte përpara.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, ka hyrë në seri të mirë dhe tashmë ka shkuar në 10 fitore radhazi në të gjitha garat, shkruan Arbresh.info.
Pas fitores së mbrëmshme ndaj Mainzit, ata kanë arritur fitoren e dhjetë radhazi.
Në këto ndeshja, Xhaka me shokë kanë arritur ta mposhtin Bayernin në Kupën e Gjermanisë, Interin në Ligën e Kampionëve si dhe Dortmundin në Bundesligë.
Deri në këtë pikë të sezonit, Leverkuseni është i dyti në Bundesligë me 38 pikë një më pak se Bayerni liderë, po ashtu është i renditur i katërti në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi