Bayer Leverkusen është ndalur në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, duke pësuar një humbje befasuese ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, Arminia Bielefeld, me këta të fundit që triumfuan 2-1.
Bayer Leverkusen u eliminua si kampionin në fuqi i këtij kompeticioni dhe duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të edicionit.
Aspirinat kaluan të parët në epërsi me golin e Jonathan Tah në minutën e 17-të, por avantazhi i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi Marius Ëorl barazoi në të 20-tën.
Vendimtar për fatin e ndeshjes ishte goli i Maximilian Groser në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, i cili vulosi fitoren historike të Bielefeldit.
Granit Xhaka luajti gjatë gjithë ndeshjes për Leverkusenin, por nuk arriti të ndihmojë ekipin e tij të shmangë këtë eliminim të papritur.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën mbrëma mes Stuttgarit dhe Leipzigut, ku do të përcaktohet finalisti tjetër i Kupës së Gjermanisë./Arbresh.info
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...