Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui është duke mbështetur lëvizjen e klubit për transferimin e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka qenë që një kohë të gjatë i interesuar në reprezentuesin belg, por ish trajneri Zinedine Zidane ishte kundër transferimit të tij në Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Ndryshe nga Zidane, ‘El Confidencial’ pretendon se Lopetegui është duke mbështetur transferimin e tij dhe negociatat me Chelsean tani kanë filluar.
Chelsea është duke kërkuar 50 milionë euro për shitjen e Courtoisit, ndërkohë që Real Madridi është i hapur për të ofruar 38 milionë euro.
Arritja e tij do të përshpejtoj largimin e Keylor Navas, i cili është shënjestër e Napolit./arbresh.info/
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...