Boksieri Leonid Berisha – Duqi, është gati për një tjetër sfidë të madhe në karrierën e tij. Më 26 dhjetor, ai do të ngjitet në ring në një natë legjendare boksi, ku do të përballet me boksierin grek Charilaos Malichoudis në Kursaal Arena të Bernit.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e Leonid Berishës në boksin profesionist. Në debutimin e tij profesional, Berisha arriti të regjistrojë fitore, duke konfirmuar potencialin dhe ambiciet e tij për të ndërtuar një karrierë të suksesshme edhe në këtë nivel.
Përveç boksit profesionist, Berisha ka pasur një karrierë solide edhe si amator, ku ka regjistruar tetë fitore dhe tri humbje.
Boksieri me prejardhje nga fshati Drenoc, komuna e Rahovecit, është ish-kampion i Zvicrës në boks, një tjetër dëshmi e cilësisë dhe përgatitjes së tij.
Në anën tjetër, kundërshtari i tij, Charilaos Malichoudis, ka zhvilluar deri më tani shtatë meçe në boksin profesionist, me bilanc prej tri fitoresh dhe katër humbjesh.
Përballja pritet të jetë interesante dhe sfiduese për të dy boksierët, në një mbrëmje që premton emocione të forta për tifozët e sportit të grushtave.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...