Në intervistën e tij për L’Equipe, drejtori sportive i Paris Saint-Germain, Leonardo u pyet për transferimin e Sergio Ramos në kryeqytetin francez.
Me spanjollin që ka bërë vertëm pesë paraqitje këtë sezon për shkak të një dëmtimi të përsëritur në këmbë, pyetjet janë ngritur mbi investimin e PSG-së në mbrojtësin veteran verën e kaluar.
“Kur ne nënshkruam me të ai ishte në formë. Deri më tani, ai ka luajtur pesë ndeshje. Fatëkeqësisht, gjërat nuk kanë shkuar ashti siç i kemi imagjinuar. Është e vështirë për të dhe për të gjithë të tjerët. Por ne jemi të qartë me të. Ditën që do të thuhet se ai nuk mund të luajë më, do të jetë e qartë për të gjithë. Nuk është kështu”.
“Por të mos jetë në gjendje të luajë e bën të vështirë për të që të jetë lider. Sezoni nuk ka mbaruar ende, do të presim para se të nxjerrim përfundime”.
“Por nuk kam frikë të marr përgjegjësinë për gabimet e mia kur i bëj ato. Nasser [Al Khelaifi] ka besim të plotë tek unë dhe më jep autonomi të vërtetë dhe unë e falënderoj atë për këtë. Të jesh në gjendje të punosh në këtë mentalitet të jep shumë dëshirë. Është e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse them se PSG është një klub i madh”, ka përfunduar Leonardo./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A