Gara, ose në këtë pikë lëvizja monotone, për tu bërë trajner i ri në Real Madrid vazhdon të marrë lakesa dhe kthesa të ndryshe, ndërkohë që ‘Marca’ është duke raportuar se ish trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, është një konkurrent i madh kur bëhet fjalë për të marrë këtë pozitë në Bernabeu.
Jardim është përfolur për kalim te një numër të madh klubesh në të kaluarën dhe duket se do të jetë gjithmonë derisa vazhdon të krijoj një lojë të bukur, i cili është edhe komplimenti më i mirë për të, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Barcelona e shqetësuar me gjendjen mendore të këtij lojtari
Santiago Solari është aktualisht në detyrë si një trajner i përkohshëm pasi mori detyrën menjëherë me largimin e Julen Lopeteguit dhe tani duket definitivisht se Jardim mund të jetë një përzgjedhje mjaftë e mirë për ata në këtë fazë.
Real Madridi ka pasur një fillim të dobët këtë sezon dhe kjo është njëra nga arsyet kryesore pse ata janë në kërkim të një trajneri të ri, megjithëse ata mund të fillojnë të marrin vrull brenda muajve të ardhshëm, madje ka gjasa që të largohen me titullin e katërt rresht të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”