Zlatan Ibrahimoviq është lënduar sërish dhe këtë herë do të jetë jashtë fushës për rreth dy javë.
Sulmuesi suedez ka pësuar një lëndim të ri në muskulin e këmbës së djathtë gjatë humbjes 3:0 të Suedisë ndaj Belgjikës.
Ibrahimoviq luajti vetëm 17 minuta në ndeshjen kundër Belgjikës në eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe më pas tri ditë më vonë humbi ndeshjen kundër Azerbajxhanit, shkruan laminet.
Suedia e fitoi 5:0 dhe kështu fitoi pikët e para në kualifikueset për “Euro 2024”.
Lëndimi i Ibrahimoviq raportohet të jetë i lehtë dhe nuk ka panik në Milano, por kërkohet kujdes sepse ai vetëm së fundi është rikthyer pas një pauze nëntë mujore për shkak të lëndimit në gju.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore do të monitorohet rregullisht.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...