Neymar do të mungojë në ndeshjen e PSG-së në udhëtim te Montpellier në vikend pasi ylli brazilian pësoi një lëndim në këmbë.
Klubi parisian nuk dëshiron të rrezikoj duke futur në lojë lojtarin më të shtrenjtë në botë për ndeshjen në Liga 1 para takimit në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut, transmeton portali arbresh.info.

Lideri i ligës gjithashtu mund të jetë në mungesë të Angel Di Marias dhe Javier Pastores për ndeshjen e tyre të së shtunës.
Neymar ka qenë pjesë kyçe e skuadrës së Paris Saint Germainit në fillimin e sezonit si të pamposhtur me tri pikë para kampionit në fuqi – Monacos.
Ish lojtari i Barcelonës ka realizuar katër gola dhe ka krijuar katër asistime në kampionatin francez dhe ka luajtur një rol të madh në demolimin e Celticut 5 me 0 në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligë të Kampionëve për PSG-në./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve