Arsenali është përball një krize në qendër të mbrojtjes pasi edhe Shkodran Mustafi është lënduar.
Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë u detyrua të largohet nga fusha kundër Huddersfieldit si pasojë e një problemi me tërheqje muskulore pas një ore lojë dhe u zëvendësua nga Nacho Monreal, i cili gjithashtu sapo u rikthye nga problemi me lëndim, transmeton portali arbresh.info.
Ai tani i bashkohet në tavolinën e trajtimeve mbrojtësit qendror Rob Holding.
Holding pritet të mungojë në pjesën tjetër të mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të ligamenteve.
Sokratis do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e ardhshme kundër Southamptonit pas kartonit të pestë të pranuar sonte duke thelluar tutje krizën në Emirates.
Southamptoni është rivali i ardhshëm i Arsenalit në Premierë Ligë./arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...