Barcelona do të përballet me rivalin e përbetuar – Real Madridin më 23 dhjetor, por siç duket në mungesë të Gerard Deulofeut.
Pjesëmarrja e Gerard Deulofeut në El Clasico është në dyshime pasi sulmuesi ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të sotme (e premte), transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari ka lënduar ligamentet në këmbën e tij të majtë derisa Barelona po përgatitej për ndeshjen e së dielës ndaj Deportivo La Corunas.
Barcelona konfirmoi se lojtari do të jetë jashtë fushës maksimumi për 10 dhjetë, gjë që do të thotë se lojtari mungon në përballjen e këtij vikendi në La Liga dhe është në dyshime për përballjen ndaj Real Madridit më 23 dhjetor.
Deulofeu ka pasur probleme me formë këtë sezon, por trajneri Ernesto Valverde ka thënë muajin e kaluar se “nuk është i shqetësuar” për 23-vjeçarin./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/941732812931125248
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...