Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ditë më parë pësoi humbje nga britanikja Caroline Depuis në kategorinë 57 – 60 kg, në kuadër të Lojërave Olimpike, ‘Tokio 2020’.
Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për ‘Tokio 2020’, ndërsa Donjeta është zotuar se kjo përvojë do t’i ndihmojë për suksese në të ardhmen.
“Pjesëmarrja në LO ka qenë një përvojë krejt tjetër nga garat tjera. Meçi nuk shkoi si duhet, dhashë maksimumin, por edhe lëndimin që e kisha më herët në dorë u vërejt në garë”.
“Kjo përvojë e fituar do të më ndihmojë për garat e ardhshme ndërkombëtare”, ka deklaruar boksierja, citon faqja e KOK-ut.
“Donjeta ka pasur lëndim, i cili iu përsërit në raundin e parë. Lufta nuk shkoi si kemi pritur. Donjeta është e re dhe i ka para vetës edhe dy Olimpiada”, është shprehur trajneri Besim Brahimi. /Telegrafi/
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...