Lëndimi i Insigne shqetëson Napolin

23:04 | 17 Gusht 2021
A Z

Gjendja fizike e Lorenzo Insigne para ndeshjes se parë në Serie A kundër Venezia në vikend e ka shqetësuar Napolin

Ndeshja pritet që të zhvillohet të dielën në stadiumin Diego Armando Maradona në orën 20:45.

Kapiteni Insigne ka qenë më shumë në tituj për shkak të mungesës së negociatave për kontratën e re, pasi që kjo e tanishmja i skadon në qershorin e vitit 2022.

Megjithatë, ai është në dyshim për ndeshjen e parë të sezoni pasi që Napoli ka konfirmuar se ai është duke u stërvitur në palestër më shumë për shkak të një lëndimi të lehtë në gjurin e djathtë.
Martens dhe Ghoulam tashmë dihet se nuk do të luajnë shkaku i lëndimit, por Lozano dhe Zielinski kanë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës gjatë ditës së sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme