Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka pësuar një goditje të rëndë, pasi analizat mjekësore kanë konfirmuar një çarje në muskulin rectus anterior të kofshës së djathtë.
Lajmi është konfirmuar pas rezonancës magnetike të kryer të enjten në mëngjes në qendrën stërvitore të Valdebebas, e cila vërtetoi frikën më të madhe të stafit mjekësor.
Fillimisht dyshohej për një mbingarkesë muskulore, por dhimbjet e vazhdueshme dhe ekzaminimet e para linin të kuptohej se bëhej fjalë për diçka më serioze. Testet përfundimtare konfirmuan: ka çarje.
Portieri belg pritet të mungojë rreth 6 deri në 8 javë, që do të thotë se rikthimi i tij pritet jo më herët se muaji maj.
Ekziston dilema nëse dëmtimi u përkeqësua gjatë ndeshjes ndaj Manchester City në stadiumin Etihad Stadium.
Courtois ndjeu dhimbje që në minutat e para, por vendosi të vazhdonte lojën. Madje, në pjesën e parë realizoi disa pritje vendimtare.
Në pushim, pas diskutimeve me stafin, u vendos që të zëvendësohej për të shmangur rrezikun, duke i lënë vendin Andriy Lunin.
Tashmë me konfirmimin e lëndimit, portieri belg humb derbin me Atletico Madridin në fundjavë, dy përballjet çerekfinale ndaj Bayern Munich, pesë ndeshje tjera të La Ligas, si dhe ndeshjet e muajit mars me kombëtaren e Belgjikës.
Gjithashtu, ai është në dyshim serioz për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nëse Reali kalon tutje, dhe për “El Clásico” ndaj FC Barcelona./Arbresh.info
Zbutet dënimi për Prishtinën, ndeshja ndaj Ballkanit luhet m...
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...