Marash Kumbulla ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e mbremshme ndaj Milanit, e cila përfundoi me barazim 1-1.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe u detyruar të largohet nga fusha në minutën e 15-të, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se sezoni për Kumbullën ka përfunduar dhe pritet të mungoj rreth 5-7 muaj.
Lëndimin e rëndë të 23-vjeçarit e ka konfirmuar edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.
“Jemi pa fat dhe tani i dëmtua edhe Kumbulla, që me 100% nuk do ta shoh më në fushë këtë sezon. Dua të uroj skuadrën e femrave të Romës për titullin dhe ndoshta kanë ndonjë mbrojtëse që ta marrim ne në ekip, pasi jemi në emergjencë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid