Leicester City me lehtësi ka arkëtuar tri pikë në shtëpi ndaj Aston Villas, që e mposhti me rezultat 4 – 0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierë Ligë.
Në pjesën e parë pas disa rasteve nga dy skuadrat, ishte Harvey Barnes që në minutën e 40-të kaloi portierin Pepe Reina që kishte dal nga zona e 16-metërshit pastaj dërgoi topin në rrjetë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, shkruan portali arbresh.info.
Në pjesën e dytë ishte ylli i skuadrës, Jamie Vardy që në minutën e 63-të dyfishoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 80-të anglezi shënoi përsëri për të trefishuar rezultatin për vendasit ndërsa pas katër minutave Barnes që shënoi golin e dytë personal të ndeshjes dhe vulosi fitoren e “Dhelprave”.
Pas kësaj fitore, Leicester qëndron në pozitën e tretë me 53 pikë, kurse Aston Villa mbetet në pozitën e parafundit me 25 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/kiing66404251/status/1237119058132287493
https://twitter.com/hugobets/status/1237126467965915140
https://twitter.com/FabFodenV2/status/1237130453045436424
https://twitter.com/Plasegol/status/1237132328562016256
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...