Arsenali po planifikon një ofertë për mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kieran Tierney.
“Gunners” janë në kërkim të një zëvendësuesi për Nacho Monrealin, i cili ka humbur besimin e trajnerit Unai Emeryt.
Sipas “The Sun”, londinezët janë të gatshëm të ndajnë rreth 28 milionë euro për futbollistin e talentuar, transmeton Telegrafi.
Ata mund të përballen me konkurrencë nga Leicester City, i cili kohët e fundit ka punësuar menaxherin e vjetër të lojtarit, Brendan Rodgers.
“Topçinjtë” gjithashtu janë duke kërkuar që të përforcohen radhët e veta edhe me lojtar të tjerë të repartit mbrojtës.
Theksojmë se Arsenali tashmë ka humbur shërbimet e Aaron Ramseyt, i cili gjatë verës do të bëhet pjesë e Juventusit.
Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur 96 paraqitje për keltët dhe ka realizuar pesë gola në të gjitha garat.
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...