Lojtarët e Manchester United kanë vizituar nga disa legjenda të klubit pas rikthimit legjendar mbrëmjen e kaluar kundër Paris Saint Germainit.
“Djajtë e Kuq” shkruan historinë në Ligë të Kampionëve duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2 me 0 nga takimi i parë në shtëpi për të fituar 3 me 1 si mysafirë dhe për të vazhduar tutje, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu siç pritej, disa emra të mëdhenj nga e kaluara e United ishin shumë të kënaqur me paraqitjen e tyre dhe këtë e kanë shfaqur edhe në rrjete sociale.
Erick Cantona dhe Sir Alex Ferguson kanë pozuar me trajnerin e përkohshëm Ole Gunnar Solskjaerin, i cili në formë magjike ka ndryshuar gjërat në Old Trafford duke sjellë rezultate pozitive.
https://twitter.com/ManUtd/status/1103429929859985413
Përveç tyre, Patrice Evra postoi një foto ‘selfie’ nga dhoma e zhveshjes me mbrojtësit Victor Lindelof dhe Diogo Dalot./arbresh.info/
https://twitter.com/utdxtra/status/1103425314133340161
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...