Erling Haaland ishte lojtari kryesor në triumfin e fundit të Manchester Cityt në kampionat ndaj Wolves me rezultat 5-1.
Sulmuesi norvegjez realizoi katër gola në këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse është një bomber para portës, për norvegjezin nuk ndalet kritikat.
Së fundmi ish-futbollisti i Manchester United, Roy Keane, goditi Haalndin duke i thënë se golat nuk mjaftojnë të mbulojë defektet në aspektet e tjera të lojës.
“Niveli i tij i përgjithshëm sa i takon rolit të sulmuesit nuk është i mjaftueshëm. Nuk e di cili është problemi i tij, unë vazhdoj të mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë, por në kompleks paraqitjet e tij janë për një futbollist të Ligës së Dytë. Ai mbetet golashënuesi i Premier League dhe kjo tregon se nuk është i keq, e di që një pjesë e madhe nuk e mendojnë si unë. Por, nuk ka problem.
Nuk më pëlqeu edhe sjellja e tij kur u zëvendësua, u soll si një djalosh i llastuar. Mendoj se kur ke ndonjë kundërshtim me trajnerin, as rezultati i ndeshjes nuk të justifikon për të dalë kundër. Por, besoj se shumë gjëra harrohen pasi ai shënon gola”, u shpreh Kean.
Deri më tani Erling Haaland ka 25 gola në Premier League dhe është top golashënues duke lënë prapa Cole Palmerin me 21 sosh./Arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...