Legjenda e Manchester United, Paul McGrath ka zbuluar një dobësi që ka vërejtur në lojën e mbrojtësit Harry Maguire.
Qendërmbrojtësi i transferuar për një tarifë rekorde do të jetë vazhdimisht në vëzhgim te United ndërkohë që pritet t’i ndihmojë skuadrës në aspektin defanziv, transmeton portali arbresh.info.
Por, McGrath nuk mendon se Maguire është një mbrojtës i kompletuar duke theksuar disa probleme në lojën e tij.
“Unë besoj se United do të vë një sistem prapa që do të mbulojë dobësinë më të madhe të Maguires – një që mund të shfrytëzohet nga klubet si Manchester City dhe Liverpooli, po ashtu edhe sulmuesit elitë të Evropës kurdo që Manchester United rikthehet në Ligë të Kampionëve”, ka thënë fillimisht McGrath.
“Harryt i pëlqen të mbajë topin, diçka nga e cila top klubet kërkojnë të përfitojnë. Por, kur taktika gabohet, ashtu siç ndodhë vazhdimisht, ai nuk ka shpejtësinë marramendëse të Virgil van Dijk apo Raphael Varanes së Real Madridit për ta rregulluar”
“Pra, do të jetë një punë nga trajneri për tu kryer në Carrington rreth javëve të ardhshme në mënyrë që mbrojtësit tjerë të United në çdo lojë të kuptojnë se nuk duhet të zihen në ndonjë pozitë në fushë së bashku me Maguiren”, shton McGrath./arbresh.info/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...