Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta thotë se mesfushori Ivan Rakitic nuk duhet të lejohet që të largohet nga klubi.
Mesfushori kroat pritet të shihet gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm dhe një numër i madh klubesh në Serie A dhe në ligat e tjera janë përmendur se janë pas shërbimeve të tij, transmeton portali arbresh.info.

Por, ylli i Vissel Kobes ka thënë për Marca se largimi i tij nga Camp Nou nuk duhet të ndodhë.
“Unë nuk do ta lija të largohet, ai është një lojtar i mrekullueshëm”
“Ajo që ka qenë duke bërë gjatë gjithë kohës ka qenë e mrekullueshme”
“Këtë vit ai nuk është duke pasur rëndësinë që ka pasur më parë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk është një lojtar i mrekullueshëm”
PSG, Interi dhe AC Milani janë përmendur si destinacione të mundshme të Ivan Rakitic./arbresh.info/
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës