Ish ylli i Arsenalit, Martin Keown beson që Shkodran Mustafi nuk e ka vërtetuar ende vetën në Premierë Ligë, pavarësisht fillimit të jashtëzakonshëm.
“Mustafi dhe Koscileny në përgjithësi kanë qenë të mirë”, tha Keown derisa ishte duke komentuar paraqitjen e “Topçinjve” në takimin tronditës kundër Bayern Munichut në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Mustafi është zënë njëherë i papërqendruar kundër Bayer Munichut. Nuk është turp kur kapesh i shpërqendruar, por janë linjat e mira ato që ju bëjnë nga një lojtar i mirë në një lojtar të mrekullueshëm”
“Koscileny e ka vërtetuar se është një super talent, ai thjeshtë ka nevojë për trofe”
“Mustafi është ende në fillim të rrugës së tij në Arsenal. Ai duhet të krijoj vendosmërinë që të sigurohet që ajo të mos ndodhë sërish. Ai duhet të jetë më i alarmuar kur luan”, përfundoi Keown./arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit