“I kam thënë se mund të bëhej futbollisti më i mirë në botë por, besoj, po qëndroi te Paris Saint-Germain, nuk do t’ia dalë”.
Këto janë fjalët e një ikone të futbollit brazilian, siç është Rivaldo, në një intervistë me “Globoesporte”. Ish-mesfushori i ekipeve të mëdha Barcelona e Milan ka një këshillë për “yllin” aktual të “Selecaos”. “Duhet të largohet nga PSG-ja. Në futboll, për të qenë më i miri, duhet të luash në Spanjë. Te Barcelona, duke parë situatën, ishte e vështirë, sepse Messi është ende i pari, por nëse ka vërtet mundësi të shkojë te Reali, nuk duhet të mendohet gjatë. Atje mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”.
Në këtë deklaratë të tij Rivaldo i referohet edhe moshës së Cristiano Ronaldos, që nuk do të mund ta ruajë për një kohë të gjatë të njëjtin nivel.
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...