Ish sulmuesi i Inter, Adriano, beson se ai dhe Mauro Icardi do të përshtateshin shumë mirë me njëri tjetrin.
Në një intervistë për “DAZN” braziliani ka kujtuar kohën kur ai paraqitej me Inter.
Ai ka thënë se aty ishte si një familje, duke përmendur Ronaldo Nazarion, Javier Zanettin dhe presidentin Massimo Moratti, si personat që e kanë ndihmuar shumë.
Por, braziliani është pyetur nga gazetari edhe për të tashmen e Inter, përkatësisht për kapitenin Icardi.
“Icardi është lojtar i mrekullueshëm dhe është ende shumë i ri. Ai dhe unë do të bënim një partneritet shumë të fortë” ka thënë Adriano për “DAZN”, transmeton lajmi.net.
Adriano gjithashtu ka thënë se nuk është pensionuar por është në një pauzë, pas së cilës mund të rikthehet në futboll, por vetëm në Brazil.
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord