LeBron James i padiskutueshëm vendosi mëngjesin e sotëm (e enjte) një tjetër rekord në ligën më të fortë të basketbollit, NBA, pasi tejkaloi Kareem Abdul-Jabbar në vitin 2023 dhe u bë koshashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA.
Konkretisht, James i shkëlqyer e tejkaloi qendrën legjendare të ndeshjen e fundit të luajtur në numrin e koshave të shënuar nga fusha në NBA (15,838 pikë).
Ai e arriti rekordin në çerekun e parë të ndeshjes kundër Denver Nuggets, me një gjuajtje me rikthim nga gjysmë distanca.
Abdul-Jabbar shënoi 15,837 gjuajtje nga fusha gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në NBA dhe shumë menduan se ai rekord që zgjati 37 vjet nuk do të thyhej kurrë.
Më parë, James e kaloi Abdul-Jabbarin për sa i përket minutave, përpjekjeve për gjuajtje nga fusha dhe numrit të përgjithshëm të pikëve të shënuara (43,111 deri në këtë ndeshje).
Gjatë karrierës së tij 23-vjeçare, James ishte 22 herë pjesë e All-Star, më pas u zgjodh në 21 ekipe All-NBA, gjashtë herë në ekipin All-Defensive, ishte koshashënuesi më i mirë në sezonin 2008, katër herë kampion i NBA-së e shumë rekorde të tjera.
Këtë sezon, ai po luan në një nivel të lartë për LA Lakers, duke shënuar mesatarisht 21.6 pikë, 7.0 asistime dhe 5.6 kërcime për ndeshje. /Telegrafi/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...