Rafael Leao është i fokusuar në fitimin e gjërave të mëdha në AC Milan pasi nënshkroi një kontratë të re në “San Siro” muajin e kaluar.
Anësori portugez ishte një nga emrat më të kërkuar në Evropë pas një sezoni jashtëzakonisht mbresëlënës 2022-23 në Milano, transmeton Arbresh.info.
Sulmuesi elektrik shënoi 16 gola dhe asistoi në 15 të tjerë, në të gjitha garat.
Ai vendosi të qëndrojë te “kuqezinjtë:, duke vënë në letër një marrëveshje të re muajin e kaluar, pavarësisht se klube si Chelsea, PSG dhe Manchester United thuhet se janë të interesuar.
Duke folur për ESPN, 24-vjeçari shpjegoi arsyet e tij për të qëndruar në vend, duke thënë:
“Kam qëndruar sepse ata më ndihmuan të arrij objektivat e mia, ne fituam Scudetton së bashku dhe ky klub më lejoi të rritesha si lojtar. Ndihem i pjekur, ndihem si lider i ekipit tim. Mendoj se ky është klubi i duhur për të vazhduar karrierën time dhe për të arritur më shumë objektiva, si fitimi i Champions League apo Topi i Artë”.
AC Milan fillon më 21 gusht në ndeshjen e parë të Serie A kundër Bologna./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...