Mund të thuhet që verën e kaluar Leao mori gjithçka donte nga Milani. Numrin 10, një kontratë të re, një rol qendror te kuqezinjtë, pagën më të lartë të organikës, vlerësimin e trajnerit dhe klubit, afeksionin e tifozëve. Tani është koha të shpërblejë besimin e merituar.
Leao në fakt në çdo ndeshje ka treguar më shumë se të tjerët, nuk shënon prej një muaji e gjysmë dhe kjo peshon jo pak, por edhe në disfatën e fundit me Udinesen krijoi më shumë se të tjerët.
Gjithsesi në fund të takimit, kur tifozët kuqezinj nisën të vërshëllenin skuadrën 8 lojtarë provuan të afroheshin drejt sektorit të ultrasve, që për herë të parë kontestoi skuadrën dhe mes tyre nuk ishte Leao që shkoi drejt e te dhomat e zhveshjes sapo mbaroi ndeshja, ashtu siç kishte bërë edhe në Parc de Princes pas 3 golave të pësuar nga PSG.
Milanit po i mungojnë liderat. Ibra dhe Tonali ishin lojtarë me shumë personalitet, ashtu si dhe Theo, por këtë vit kjo po ju mungon. Në dy disfatat e fundit është parë një Leao që nuk është konkret sa duhet, me golin që i mungon që nga suksesi i fund shtatorit kundër Veronës. Tani i duhet të bëjë liderin pasi klubi e ka kënaqur në çdo aspekt. Ka pagën më të lartë dhe garancinë e besimit maksimal të drejtuesve, ndaj i duhet të tregojë personalitet, sidomos në situatat e vështira. Të martën në San Siro shkon PSG dhe ky është momenti i duhur./ss
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...