Minutat e fundit të ndeshjes ndaj Napolit që u mbyll me barazimin 2-2 është shoqëruar me tensione të shumta në pankinën e Milanit.
Në minutën e 81, Stefano Pioli nxori nga fusha Rafael Leaon dhe Olivier Giroud, gjë që nuk u prit aspak mirë nga dy sulmuesit.
Teksa Giroud u pa duke bërtitur dhe shfryrë, Leao është filmuar duke shkuar me vrull drejt pankinës, me një pamje kërcënuese pas zëvendësimit, duke lënë të kuptohej se po shkonte gati për të “rrahur” Piolin dhe u pa që po tërhiqej me forcë nga nga Adli dhe Pobega.
Ndërsa kur mbërriti te Pioli, pasi Adli dhe Pobega nuk ia dolën ta mbanin, e pyeti hapur trajnerin për arsyen e zëvendësimit të tij./ss
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...