Rafael Leao i ka dhënë lamtumirën kapitenit të tij te Milan, Theo Hernandez, i cili është në prag të një transferimi tek Al-Hilal në Arabinë Saudite.
Dyshja njiheshin për raportin e tyre të afërt gjatë kohës sa luajtën së bashku tek Milani.
“Vëllai im, shoku im në shumë beteja, kemi kaluar së bashku momente të mira e të këqija, por ishte një kënaqësi e madhe të ndaja dhomën e zhveshjes dhe fushën me ty.
“Të uroj gjithë fatin e botës në këtë fazë të re të jetës. Do të më mungosh shumë, sepse ndër vite je bërë një person shumë i rëndësishëm për mua”.
“Nuk duhej të përfundonte kështu, por jeta është e mbushur me sfida. Fat të mbarë në këtë rrugë të re, si gjithmonë”.
“Gjithmonë do të jem duke të mbështetur ty… dhe neve”, ka shkruar Leao.
Hernandez fillimisht kishte refuzuar ofertën e Al Hilal, por më pas vendosi të pranojë pasi klubi arab e përmirësoi ofertën.
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...