Lazio ka nisur negociatat me agjentin e Vedat Muriqi-t për transferimin e mundshëm në verë.
Sipas Corriere dello Sport, drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare është admirues i lojtarit, andaj dëshiron ta transferojë në verë për të luajtur pranë Circo Immobile, transmeton portali arbresh.info.
Muriqi ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Fenerbahce dhe Kombëtares së Kosovës, andaj ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Thuhet se Napoli, Manchester United, Burnley dhe Tottenham janë të interesuar për Muriqi-n, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Kartoni i kosovarit në Transfermarkt vlen 12 milionë euro, por gjiganti turk kërkon më shumë se 20 milionë euro./arbresh.info.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë