Lazio ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League si fituese e grupit, pavarësisht humbjes minimale 1-0 ndaj Braga në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të enjten.
Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Horta në pjesën e parë, duke i dhënë fitoren skuadrës portugeze. Megjithatë, kjo fitore nuk i ka mjafttuar Braga për të siguruar një vend në “playoff”, duke u eliminuar nga gara.
Përveç Lazio, shtatë skuadra të tjera kanë kaluar direkt në fazën tjetër të Europa League: Athletic Bilbao, Manchester United, Tottenham, Eintracht Frankfurt, Lyon, Olympiacos dhe Rangers.
Ndërkohë, gjashtëmbëdhjetë skuadra të tjera kanë siguruar një vend në fazën e “playoff-it”, ku do të synojnë të avancojnë më tej në garë: Bodo/Glimt, Anderlecht, FCSB, Ajax, Real Sociedad, Galatasaray, Roma, Plzen, Ferencvaros, Porto, AZ Alkmaar, Midtjylland, Royale Union SG, PAOK, Twente dhe Fenerbahce.
Një prej skuadrave që nuk ka arritur të kualifikohet ka qenë Besiktas, e cila është mposhtur 1-0 nga Twente, me golin vendimtar të Rots në pjesën e dytë.
Shorti për fazën e ardhshme të Europa League do të hidhet të premten./rtk
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A