Takimi i sotëm (e martë) mes Lazios dhe AC Milanit ka përfunduar pa gola 0 me 0.
Ndeshja e parë në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Italisë e zhvilluar mes dy skuadrave italiane në Olimpico nuk ka prodhuar gola, shkruan portali arbresh.info.
Lazio e shqiptarëve, ku startues ishte vetëm Thomas Strakosha ndërkohë që Valon Berisha vazhdon qëndrimin jashtë fushe si pasojë e lëndimit në pulpë, nuk arriti të shënojë në shtëpi kundër skuadrës në formë të Gennaro Gattusos.
Nikoqirët kishin një numër të madh rastesh duke rrezikuar herë pas here portën e Donnarmas, madje edhe duke goditur një herë shtyllën gjatë pjesës së dytë, por në fund ndeshja u mbyllë pa gola.
Takimi kthyes mes dy skuadra në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë zhvillohet më 24 prill në Giuseppe Meazza./arbresh.info/
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava