Ndonëse bëhej fjalë për një ritual gazmor, ku çdo futbollist i ri duhej të këndonte një këngë para ekipit, në rastin e Elseid Hysajt te Lazio ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe ka shkaktuar një acarim të pakuptimtë mes tifozëve bardhekaltër.
Mbrojtësi shkodran u transferua te kryeqytetasit pak ditë më parë si futbollist i lirë dhe nga ambientet e grumbullimit zgjodhi himnin e njohur partizan “Bella Ciao” për të kënduar para shokëve të tij të rinj, por pikërisht kjo i kushtoi shtrenjtë.
Tifozët e Lazios, të njohur për prirjet e tyre fashiste apo ekstreme të djathta, reaguan menjëherë dhe ushtruan presion në ambientet e grumbullimit, teksa pas negociatave edhe të drejtorit sportiv Igli Tare, kënga u fshi nga rrjetet sociale dhe u duk sikur u arrit një farë paqeje.
Megjithatë nuk ishte aspak kështu, pasi përveç mesazheve të pafundme në rrjetet sociale, ku vunë në shënjestër mbrojtësin kuqezi, tifozët e Lazios nuk ngurruan të shprehin acarimin e tyre as në rrugët e kryeqytetit, ku shpalosën një pankartë të turpshme, ku shkruhej “Hysaj Krimb, Lazio është fashiste”!
Pikërisht për këtë arsye, edhe klubi i Lazios është detyruar të dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka theksuar angazhimin për të marrë në mbrojtje Hysajn dhe njëkohësisht ka bërë thirrje që të mos prishet klima e qetësisë në qendrën stërvitore.
“Është detyrë e klubit që të mbrojë një prej anëtarëve të saj dhe ta çlirojë nga përdorimi personal e politik, që në rastin konkret nuk ka asnjë lidhje me kontekstin jozyrtar dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi. Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë me angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që ka mbizotëruar deri para këtij momenti”, thuhej në deklaratën e klubit lacial.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë