Ka përfunduar pjesa e parë e derbit italian Lazio – AC Milan.
Vendasit janë në epërsi me rezultat minimal 1 – 0.
Ishte Joaquin Correa që pranoi një top të bukur nga Immobile dhe arriti ta tejkalojë portierin dhe ta konkretizojë në gol në minutën e dytë të ndeshjes.
Pas atij goli, skuadra e Milanit ishte më kërkuese, por assesi s’ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit.
Nga ana tjetër, Lazio shënoi sërish me anë të Lazzarit, por goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do mbetet ky rezultat dhe nëse do luajë ylli i Kosovës, Vedat Muriqi që momentalisht është në stol./lajmi.net/
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...