Lautaro Martinez e ka bërë të qartë se i duhej një trajner si Cristian Chivu te Interi dhe me shaka thotë se po e përqafon më shumë se gruaja e tij.
Mediet italiane tentuan të ngritin dyshime për tensione në skuadër pas zëvendësimit të kapitenit gjatë humbjeve ndaj AC Milan dhe Atletico Madrid javën e kaluar.
Por sulmuesi u përgjigj me dy gola në fitoren e rëndësishme ndaj Pisas, duke treguar se marrëdhënia me trajnerin e tij është e shkëlqyer.
“Është fantastike, flasim çdo ditë. Ai gjithmonë na përqafon, ndoshta edhe shumë. Më përqafon më shumë se gruaja ime, por kjo është mënyra e tij. Më pëlqen sepse ka përvojën e një lojtari dhe kupton gjithçka nga dhoma e zhveshjes”, deklaroi Martinez për Sky Sport Italia gjatë ceremonisë Gran Gala del Calcio.
Sulmuesi foli edhe për cilësitë e trajnerit duke, duke dhënë edhe mendim mbi mënyrën se si e udhëheq skuadrën.
“Na duhej një trajner si ai, që na jep liri, besim dhe na thotë të japim gjithë cilësinë tonë në fushë. Jam i kënaqur me fillimin e aventurës së tij te Interi. Grupi është gjithmonë më i rëndësishëm dhe kjo është çelësi për të ruajtur energji dhe për të synuar trofetë. Nuk jemi të gjithë miq, por kemi një marrëdhënie të mirë”, nënvizoi ai.
Në krahasim me kohën nën drejtimin e Simone Inzaghit, i cili fitoi një Scudetto dhe arriti dy finale të Champions, Lautaro shpjegon ndryshimin me Chivun.
“Të dy trajnerët duan të luajmë futboll të bukur, por me Cristian presim më lart dhe përpiqemi të rikuperojmë topin menjëherë. Kemi përmirësuar shumë këtë aspekt gjatë sezonit”, ka thënë ai.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...