Inter ka arritur të fitoj Superkupën e Italisë duke mposhtur Napolin me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lautaro Martinez, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Lautaro u shpreh shumë i lumtur pas këtij triumfi, duke ditur se është eliminuar nga Kupa e Italisë.
“Jam shumë i lumtur. U eliminuam nga Kupa e Italisë, teksa sot ishte një mundësi e madhe dhe një objektiv për t’u realizuar. Ishte e vështirë”, tha fillimisht ai.
Tutje ai tha se e kanë vuajtur këtë fitore pasi kanë pasur një ditë më pak pushim se Napoli.
“Kishim një ditë më pak pushim se Napoli. Ne vuajtëm, por e rëndësishme është që e sollëm në shtëpi për të tretin vit radhazi këtë trofe”, shtoi tutje Lautaro.
Më tej Lautaro foli për golin e 123 me skuadrën e Interit.
“Emocion i madh. Nuk doja ta hiqja fanellën, sepse nuk doja të ndëshkohesha, por ndjeva shumë emocione”, theksoi ai.
Pas këtij goli argjentinasi barazoi rekordin e golave të Vierit, ai pati disa fjalë për këtë arritje.
“Ka raste kur nuk mendon gjatë. Gjithsesi ishte një moment unik. Ndihem mirë që barazoj një futbollist të madh si Vieri”, u shpreh kapiteni i Interit./Arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...