Inter arriti një fitore të pastër 0–2 ndaj Pisës, në kuadër të xhiros së 13-t në Serie A.
Inter e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, rasti i parë serioz erdhi nga Federico Dimarco, i cili goditi fuqishëm nga goditja e dënimit në minutën e 11-të, por Simone Scuffet reagoi për mrekulli, shkruan Arbresh.info.
Lautaro Martinez u shfaq i rrezikshëm disa herë. Fillimisht, në minutën e 27-të gjeti hapësirë pranë pikës së penalltisë, por goditja me kokë i shkoi shumë pranë shtyllës. Vetëm pak minuta më vonë, argjentinasi prova sërish fatin me një goditje nga distanca që kaloi fare pranë shtyllës.
Pisa iu afrua golit në minutën e 56-të me një goditje të fuqishme me kokë nga Henrik Meister, e cila për pak centimetra shkoi jashtë.
Pas iniciativës Interi gjeti goli në minutën e 69-t me Lautaron Martinezin.
Goli i dytë erdhi në minutën e 83-të. Nicolo Barella shpiku një pasim të jashtëzakonshëm në zonë, duke gjetur Lautaron i cili me qetësi e shënjeshtroi këndin e poshtëm të djathtë për 0:2.
Me këtë fitore Interi tashmë është i treti me 27 pikë një më pak se lideri Milan, kurse Pisa mbetet e 18-ta me 10 sosh./Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...